Lajme

Bajqinovci ka takuar kongresmenin, Hakeem Jeffries

01/16/2023 23:23
nga:Gazeta Blic

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka takuar kongresmenin, Hakeem Jeffries.

Ai ka treguar se cka ka biseduar me ligjvënësin amerikan.

Njoftimi i plotë:

Jashtëzakonisht i nderuar që një një ceremoni formale të organizuar këtu në ShBA kam takuar kongresmenin, z. Hakeem Jeffries.
Z.Jeffries është demokrati më me influencë në Kongresin amerikan.

Z. Jeffries e njoftova për disa nga çështjet më të rëndësishme që janë në proces reformues në shtetin tonë, çfarë e bëri të lumtur dhe na inkurajoi të vazhdojmë më tej, duke shtuar se përkrahja nga aleati ynë më i madh nuk mungon.

ShBA-të janë garancia jonë më domethënëse për avancim e zhvillim dhe sigurinë për rrugën e drejtë ma dha Kongresmeni Jeffries.

????????????????