Lajme

Bajqinovci ironizon me opozitën: Nuk po pajtohen për zgjedhje të reja, i kanë kërkuar çdo vit

05/28/2024 09:30
nga:Sh R

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka ironizuar me opozitën për zgjedhje të parakohshme.

Ai ka thënë se është paradoks që opozita nuk po pajtohet me opozitën për zgjedhje të reja, që sipas tij i kanë kërkuar që në 100 ditshin e Qeverisë Kurti.

“Paradoksi i ditëve tona: opozita nuk po pajtohet me opozitën për zgjedhje të reja. Ata që zgjedhje të reja kishin kërkuar që në 100 ditëshin e parë të Qeverisë e pastaj çdo pranverë për në vjeshtë, e në çdo vjeshtë për në pranverë, çdo vit”, ka shkruar ai në Facebook.