Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Kosova është e para në Ballkan, sa i përket besimit të qytetarët në Qeveri, si dhe Projektligji i Senatit siguron mbështetjen ushtarake të SHBA-së për Kosovën, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova u bë anëtare e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), ndërsa ka ironizuar me opozitën, duke thënë se ajo ende nuk i ka dënuar këto gjëra.
Postimi i tij i plotë:
Kosova e para në Ballkan sa i përket besimit të qytetarëve në Qeveri, si dhe Projektligji i Senatit siguron mbështetjen ushtarake të SHBA-së për Kosovën.
Republika e Kosovës bëhet anëtare e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP)
A opozita këtu ende s’i ka dënuar këto gjëra .


