Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas arrestimit të Drejtoreshës së Kulturës në Komunën e Kaçanikut, e cila akuzohet për keqpërdorim të pozitatës së saj, duke përfituar nga shitja e patentëve të shoferëve në mënyrë të paligjshme, raporton GazetaBlic.
Bajqinovci ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar dhe ka kritikuar me forcë këtë skandal, duke e quajtur atë një shenjë të dështimit të administratës lokale.
E plotë:
Drejtoresha e Kulturës në komunën e Kaçanikut, qenka arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim me patentë shoferët.
Se paskam ditë që komuna e Kaçanikut shet patent shofer, pra paskan shërbim shtesë.
Sipas mediave drejtoresha qenka edhe kryetare e AAK-së për komunën e Kaçanikut.
S’ka kthim mbrapa