Lajme

Bajqinovci i VV-së e ‘godet’ Borrellin: Albin Kurti sot përpos që mbrojti interesat e vendit, e mbrojti edhe BE-në

11/21/2022 20:51
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci i ka reaguar Borrellit, pasi ai fajësoi Kosovën për dështimin e marrëveshjes për targat, raporton Gazeta Blic.

Bajqinovci ndërkaq ka lavdëruar kryeministrin Kurti.

“Albin Kurti sot përpos që mbrojti interesat e vendit, e mbrojti edhe BE-në”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Oferta e BE-së paska qenë që detyrimet që Serbia ka nga marrëveshjet që i ka nënshkruar vetë t’ia numërojë si kompromise, ndërkaq Kosova të heq dorë nga zbatimi i vendimeve që dalin nga po të njëjtat marrëveshje. Njërës palë, Serbisë po i kërkohet që të respektohen marrëveshjet. Tjetrës palë, Kosovës po i kërkohet që të heq dorë nga respektimi i po të njëjtave.

Kur Kosova propozoi që të trajtohet me urgjencë propozimi i ashtuquajtur Franko-Gjerman (evropian) e që po mbështetet nga të gjitha fuqitë perëndimore, pas refuzimit të Serbisë, mungoi vendosshmëria e BE-së.

Albin Kurti sot përpos që mbrojti interesat e vendit, e mbrojti edhe BE-në, e cila për fat të keq hoqi dorë nga propozimet e veta.

Pritni tash deklaratat që po prishemi me BE-në, kur në fakt ne po insistojmë në mbrojtje të propozimeve të tyre!