Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, lidhur me barrikadat nga serbët në kufi me Kosovën, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se BE-ja krejt çka thotë për bllokimin e kufijtë nga banditë të maskuar nga Serbia është se ka qenë i paligjshëm.
Ai ka shtuar se kështu i ka quajtur edhe mbylljen e strukturave ilegale serbe në Kosovë nga Policia, derisa Kosovën BE e kërcënonte me masa të reja.
Bajqinovci ka thënë se kjo është qasje e pabarabartë.
Postimi i tij i plotë:
Serbia bllokon kufijtë me bandita të maskuar me lejen e shtetit, ndërsa BE-ja krejt çka thotë është se bllokimi na paska qenë i paligjshme. Nuk ka asnjë konsekuencë për palën serbe. Mbyll kufijtë, sulmon me paramilitarë-terroristë një shtet tjetër dhe masat mungojnë.
Të jashtëligjshme janë edhe strukturat ilegale serbe në Kosovë, por kur Policia i mbylli ato, BE-ja e kërcënonte Kosovën me masat të reja. Kjo haptazi është qasje e pabarabartë.