Lajme

Bajqinovci i reagon Rashit Qalajt: A na tregon se si e ke mbrojtë UÇK-në sa ke qenë drejtor nga radhët e PDK-së?

06/16/2022 17:34
nga:Genita C

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i ka reaguar deputetit të PDK-së, Rashit Qalajt, ku i ky i fundit po kërkon të mbrohet lufta, çlirimi e UÇK-ja, raporton GazetaBlic.

Bajqinovci thotë se mënyra më e mirë është që ai të tregojë, se si e ka mbrojtë kur ishte vet drejtor i Policisë së Kosovës.

“Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, në foltore të Kuvendit tash si deputet i PDK-së po kërkon që sot të mbrohet lufta, çlirimi, UÇK-ja. Të mbrohet nga kush? Të mbrohet si? A na tregon se si e ka mbrojtë sa ka qenë drejtor nga radhët e PDK-së?”, shkori Bajqinovci në “Facebook”.