Lajme

Bajqinovci i reagon PDK-së: Po dëshmojnë se koalicioni i tyre nuk është me popullin por me gjykatat – Kot e kanë, ska kthim mbrapa

12/13/2024 11:40
nga:Sh R

Deputeti nga Lëviza Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka reagaur pasi PDK ka dorëzuar në Kushtetuese ligjet e miratuara në seancën e 5 dhjetorit, raporton GazetaBlic.

Bajqinovci thotë se duke i dërguar këto ligje në Kushtetuese po dëshmojnë se koalicioni i tyre nuk është me popullin por me gjykatat.

Tutje ai thotë se po bëjnë çmos që ta bllokojnë progresin dhe reformat që u shërbejnë qytetarëve.

“Hajnat e ligës së parë” po bëjnë çmos për të bllokuar progresin dhe për të penguar reformat që shërbejnë qytetarëve”, ka shkruar ai.

Por Bajqinovci thekson se nuk ka kthim mbrapa, pasi që populli e ka bërë zgjedhjen e vet dhe është në anën e ndryshimit.

Postimi i plotë:

“Hajnat e ligës së parë” po bëjnë çmos për të bllokuar progresin dhe për të penguar reformat që shërbejnë qytetarëve. Duke dërguar 16 ligje në Kushtetuese, ata po dëshmojnë edhe një herë se koalicioni i tyre nuk është me popullin, por me gjykatat, në një përpjekje të dëshpëruar për të mbajtur të gjallë ndikimin e tyre politik të humbur.

Kot e kanë. Nuk ka kthim mbrapa! Populli e ka bërë zgjedhjen e vet dhe është në anën e ndryshimit. Ata që për vite të tëra kanë përdorur pushtetin për të grabitur dhe dëmtuar këtë vend, tani nuk mund të ndalojnë një proces që është i pandalshëm.

S’ka kthim mbrapa!