Lajme

Bajqinovci i reagon Kica-Xhelilit: Po i ndryshoni qëndrimet, pa vetëdije

03/12/2025 15:47
nga:G B

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj nënkryetares së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se LDK pa vetëdije po i ndryshon qëndrimet.

Ai ka shtuar se LDK me vullnet qëndron në opozitë, por nëse i duhet të sakrifikohet, e drejton qeverinë.

Postimi i tij i plotë:

LDK me vetëdije të plotë nuk i ndryshon qëndrimet. Por pa vetëdije po. Me vullnet qëndron në opozitë. Por nëse duhet të sakrifikohet, atëherë edhe e drejton Qeverinë.