Lajme

Bajqinovci i reagon Bajramit për platformën digjitale 4.5 milionë

11/18/2024 16:38
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj nënkryetares së LDK-së, Hykmete Bajrami, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Bajrami në vitin 2020 ishte ministre e Arsimit, u bë pranim-dorëzimi i platformës digjitale, në vlerë prej 5.6 milionë euro dhe tani platforma nuk gjendet askund.

Postimi i tij i plotë:

Hykmete situata është shumë e thjeshtë:

  1. 18 mars 2020 – Hykmete Bajrami, ministre e Arsimit
  2. U bë pranim-dorëzimi i plaformës digjitale.
  3. Kostoja – 5.6 milionë.
  4. Platforma – Nuk gjendet asgjëkundi.

 

 

 

Akuzat për projektin milionësh, reagon Hykmete Bajrami: Mos manipuloni