Lajme

Bajqinovci i reagon Bajramit: E di që e ke më shumë me Lumirin se me Albinin, por këtë garë me Lumirin ish dashtë me bë në LDK

04/06/2026 20:08
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ajo është dëshmia që bashkë s’i kanë 80 vota, pasi ajo tregoi se nuk ka president, ende pa dalë Abdixhiku nga takimi.

“E di që e ke më shumë me Lumirin se me Albinin, por këtë garë me Lumirin ish dashtë me bë në LDK, jo tash kur ne diskutojmë për President”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Hykmetja ka fillu po reagon ende pa dal Lumiri prej takimit me Albinin!

Hykmete, ti je dëshmia që bashkë s’i kemi 80 vota, sepse ende pa dal Lumiri prej takimit del tregon qysh nuk ka President.

E di që e ke më shumë me Lumirin se me Albinin, por këtë garë me Lumirin ish dashtë me bë në LDK, jo tash kur ne diskutojmë për President!