Lajme

Bajqinovci i përgjigjet opozitës: Për ta rrëzuar Qeverinë e fituar zgjedhjet duhet mobilizuar qytetarët – kemi mbështetjen e tyre të fortë

07/20/2023 19:14
nga:G B

Ditë më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës, nisi takimet me analistë e gazetarë, për “Rrugën e Re” pa Qeverinë Kurti.

Iniciativa e LDK-së ishte për dalje nga “kriza në të cilën gjendet Kosova”.

Një nismë të tillë e ndërmori sot edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

AAK sot mbajti takimin me analistë e gazetarë, ku pas takimit Haradinaj tha se Kosova po kalon nëpër një situatë të rrezikshme ku kërkohen hapa konkret për ta tejkaluar.

Lidhur me këto iniciativa nga opozita, për Gazeta Blic ka folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Ai thotë se për t’u rrëzuar qeveria e për të fituar në zgjedhje, duket të mobilizohen qytetarët dhe se mbështetja e tyre për qeverinë është e fortë.

“Për të rrëzu qeveri e për të fituar zgjedhje duhet pikë së pari të mobilizohet qytetari. Mbështetja e qytetarëve ndaj qeverisë është e fortë”, thotë ai.

Sipas Bajqinovcit, këtë po e dëshmojnë edhe sondazhet, që po fshihen edhe nga vetë opozita.

“Kjo po dëshmohet edhe nga sondazhet e fundit të cilat po mbahet të fshehta edhe nga vet opozita. Ju e patë se dje Barometri i Ballkanit për vitin 2023 e renditi Qeverinë e Kosovës të parën në Ballkan për nga besueshmëria, me 56%”,deklaron deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci./Gazeta Blic/

Haradinaj pas takimit me mediat e shoqërinë civile: Po kalojmë situatë të vështirë, s’do të heshtim!

“Partitë opozitare nuk e kanë seriozisht rrëzimin e qeverisë Kurti, sondazhet nuk i nxjerrin mirë”