Lajme

Bajqinovci: Hapja e Urës së Ibrit do të thotë perspektivë zhvillimore e ekonomike për vet serbët në radhë të parë

08/10/2024 16:37
nga:N K

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar në lidhje me deklaratën e Zëdhënësit të Komisionit të BE-së, Peter Stano se çështja e Urës së Ibrit është një “çështje shpërthyese dhe problematike”.

Ky i fundit në një postim në Facebook, ka thënë se argumenti i Petro Stanos për Urën e Ibrit si çështje shpërthyese nuk qëndron.

Postimi i tij i plotë:

Pse argumenti i Stanos për Urën e Ibrit si çështje shpërthyese, nuk qëndron? Sepse janë pikërisht politikat e stabilokracisë në dëm të paqes, demokracisë e sovranitetit të shtetit të Kosovës, nga ana e BE-së dhe e ish-qeverive të Kosovës, që për vite me radhë, kanë shndërruar veriun e vendit në qerdhe të krimit të organizuar e të korrupsionit. Nga gjendja e kriminalizuar në veri, veç soji i Radojçiqit dhe partnerëve të tij në biznes e në politikë, kanë qenë përfitues. Humbësit ishin të gjithë të tjerët por më së shumti, vet qytetarët serbë atje. Pra, hapja e Urës do të thotë perseptivë zhvillimore e ekonomike për vet serbet në radhë të parë.