Lajme

Bajqinovci: Fjalimi i deputetit serb nuk u duartrokit gjatë takimit në Turqi, nuk dallonte nga fjalimi i Millosheviqit

06/22/2021 20:58
nga:Y I

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Turqisë Mustafa Şentop, gjatë takimit të Komisionit të Përhershëm Qendror të Asamblesë Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropes Juglindore (AP e SEECP) organizuar nga Kuvendi i Madh Kombetar i Turqise në Antalia.

Bajqinovci theksoi se edhe në këtë takim fjala e Serbisë ishte fyese si për Kosovën po ashtu edhe për shtetet e tjera pjesmarrëse.

Ai tha se në shenjë proteste nuk u duartrokit fjala e deputetit serb.

“Në shenjë proteste shtetet e pranishme nuk e duartrokiten fjalimin e deputeti serb i cili nuk dallonte nga fjalimet e kasapit Millosheviç” shkruan Bajqinovci në facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Turqisë Prof. Dr. Mustafa Şentop, gjatë takimit të Komisionit të Përhershëm Qendror të Asamblesë Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropes Juglindore (AP e SEECP) organizuar nga Kuvendi i Madh Kombetar i Turqise në Antalia.

Edhe në këtë sesion fjala e Serbisë ishte e papranueshme dhe fyese jo vetëm ndaj Kosovës por për të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse.

Në shenjë proteste shtetet e pranishme nuk e duartrokiten fjalimin e deputeti serb i cili nuk dallonte nga fjalimet e kasapit Millosheviç.