Kandidati i VV-së për deputet, Mefail Bajqinovci me numrin 48, ka zhvilluar një takim me banorët e Trudës, pas një vizite në Velani, ku së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka diskutuar për fitoren e ardhshme të Lëvizjes Vetëvendosje më 9 shkurt 2025, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi entuziazmin dhe përkushtimin e qytetarëve të Trudës, duke falënderuar ata për mbështetjen dhe besimin e palëkundur në programin e VV-së.
E plotë:
Truda , Prishtinë
Së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca dhe kandidatët për deputet, pas takimit në Velani, sonte bashkëbiseduam me banorët e Trudës, të cilët po tregojnë përkushtim të madh dhe entuziazëm për fitoren e radhës më 9 shkurt 2025.
Fitorja po vjen, dhe kjo është falë jush – mbështetjes dhe besimit tuaj të palëkundur për Lëvizjen Vetëvendosje!
#lëvizjavetëvendosje118✅
#mefailbajqinovci48✅