Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas miratimit në parim të Projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2025 nga Kuvendi i Kosovës, raporton GazetaBlic.
Sipas Bajqinovcit, ky buxhet i miratuar është historik, me një vlerë prej 3.6 miliardë eurosh, duke shënuar një rritje prej 8.87% krahasuar me vitin e kaluar.
Bajqinovci ka theksuar se ky buxhet për vitin 2025 është i orientuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët, duke synuar investime në të gjitha fushat kyçe, si arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe siguria.
E plotë:
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025!
Ky buxhet historik prej 3.6 miliardë eurosh sjell një rritje prej 8.87% krahasuar me vitin e kaluar dhe fokusohet në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë në të gjitha fushat.