Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Bashkësia ndërkombëtare e di që Serbia është përgjegjëse për terrorizmin dhe tentimin për cenimin e integritetit të Kosovës sikurse rasti i fundit në Zubin Potok.
Por sipas Bajqinovcit disa individ edhe opozitar në Kosovë ende duan të dyshojnë kinse nuk ka prova kush e ka shkaktuar.
Ai tutje thotë se po mos të ishin kamerat, edhe për rastin e Banjskës, do të dyshohin se kush e ka kryer sulmin.
“Bashkësia ndërkombëtare e di që Serbia është përgjegjëse për terrorizmin dhe tentimin për cenimin e integritetit të Kosovës sikurse rasti i fundit në Zubin Potok. Disa individ edhe opozitar në Kosovë ende duan të dyshojnë kinse nuk ka prova kush e ka shkaktuar, sipas këtyre veç me kamera duhet me i kap se ndryshe se besojnë se serbia qëndron prapa sulmit. Mos të ishin kamerat edhe për rastin e Banjskës do dyshonit kush e ka kryer këtë akt terrorist” shkruan Bajqinovci raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Bashkësia ndërkombëtare e di që Serbia është përgjegjëse për terrorizmin dhe tentimin për cenimin e integritetit të Kosovës sikurse rasti i fundit në Zubin Potok.
Disa individ edhe opozitar në Kosovë ende duan të dyshojnë kinse nuk ka prova kush e ka shkaktuar, sipas këtyre veç me kamera duhet me i kap se ndryshe se besojnë se serbia qëndron prapa sulmit. Mos të ishin kamerat edhe për rastin e Banjskës do dyshonit kush e ka kryer këtë akt terrorist.
Shtypi ndërkombëtar përfshirë atë gjerman, ka raportuar qartë: Serbia po përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe të cenojë sovranitetin e saj shtetëror përmes sulmeve terroriste sikurse rasti i fundit në Zubin Potok. Këto akte janë të papranueshme dhe duhet të dënohen fuqishëm nga të gjithë.


