Lajme

Bajqinovci: Deputetët janë të obliguar të mbrojnë sovranitetin e shtetit të përcaktuar me kushtetutë

01/16/2022 13:23
nga:Q R

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se sovraniteti i shtetit buron nga populli dhe ushtrohet nga deputetët dhe se, sipas tij, deputetët janë të obliguar të mbrojnë sovranitetin e shtetit të përcaktuar me kushtetutë, përcjell Gazeta Blic.

Sipas tij, çdo mosveprim i deputetëve nënkupton cenim të sovranitetit të shtetit

“Sipas Kushtetutes sovraniteti i shtetit buron nga populli dhe ushtrohet nga deputetët. Prandaj deputetët janë të obliguar të mbrojnë sovranitetin e shtetit të përcaktuar me kushtetutë. Çdo mosveprim i tyre nënkupton cenim të sovranitetit të shtetit”, ka shkruar Bajqinovci.

Postimi i plotë: