Lajme

Bajqinovci-Çitakut: Vlorë, liberalizimi i vizave kryhet edhe pa hapur shampanjë

11/30/2022 17:16
nga:Genita C

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i është kundërpërgjigjur deklaratës së deputetës së PDK-së, Vlora Çitakut për çështjen e liberalizimit të vizave, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Bajqinovci shkruan se liberalizimi i vizave që urohej çdo vit e disa herë brenda vitit, po shkon drejt hapave pozitiv.

“Ky proces shënon një arritje të rëndësishme për vendin tonë e për qytetarët tanë, që padrejtësisht janë privuar nga një prej parimeve themelore të Bashkësisë Europiane që është lëvizja e lirë”, shkruan ai.

Bajqinovci i thotë Çitakut se liberalizimi i vizave mund të ndodhë edhe pa hapur shampanjat.

Shkrimi i plotë:

Broçkullat janë të këtyre që i hapnin shampanjat

Liberalizimi i vizave që urohej çdo vit e disa herë brenda vitit (madje për disa tjerë ishte kryer “pardje”) më në fund po shkon drejt një epilogu pozitiv.

Ky proces shënon një arritje të rëndësishme për vendin tonë e për qytetarët tanë, që padrejtësisht janë privuar nga një prej parimeve themelore të Bashkësisë Europiane që është lëvizja e lirë.

Mbi të gjitha, ky hap i rëndësishëm është i lidhur me luftën e pakompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, që përmendej si vërejtje serioze në çdo vit nga faktorët ndërkombëtarë.

Vlorë, mos hapni shampanja sepse liberalizimi kryhet edhe pa to!

Çitaku i reagon Kurtit për vizat: Kontributi juaj në këtë proces fillon e përfundon me gazin lotsjellës në Kuvend