Lajme

Bajqinovci: Çdo votë për mua është përgjegjësi, obligim dhe motivim për të punuar edhe më shumë në shërbim të qytetarëve

01/31/2026 19:34
nga:Sh R

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, tregon se pas rinumërimit dhe përfundimit zyrtar të procesit zgjedhor nga KQZ, i janë shtuar rreth 164 vota, raporton GazetaBlic.

Bajqinovci thotë se çdo votë për të është përgjegjësi, obligim dhe motivim për të punuar edhe më shumë në shërbim të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Pas rinumërimit dhe përfundimit zyrtar të procesit zgjedhor nga KQZ-ja, më janë shtuar 164 vota. Nga 41.421 vota sa kisha fillimisht gjatë numërimit, pas rinumërimit numri i përgjithshëm i votave ka arritur në 41.585.

Ju falënderoj nga zemra për besimin dhe përkrahjen tuaj. Çdo votë për mua është përgjegjësi, obligim dhe motivim për të punuar edhe më shumë në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës sonë.

Me respekt dhe mirënjohje,

Mefail Bajqinovci