Lajme

Bajqinovci bën thirrje që të votohet Albin Kurti: E vetmja votë që e garanton qeverinë pa Listën Serbe

12/31/2024 12:42
nga:Genita C

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, ku kjo e fundit urdhëroi KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe, raporton GazetaBlic.

Bajqinovci tha se pas këtij vendimi, qytetarët duhet ta votojnë Albin Kurtin dhe VV’në, në mënyrë që sipas tij, të bëhet Qeveria pa Listën Serbe.

E plotë:

PZAP dhe Gjykata Supreme mundësoi certifikimin Listës Serbe. E tash, të dashur qytetarë, zgjidhja e vetme që Listën Serbe mos ka kemi në qeveri është përmes votës popullore. Vota për Albin

Kurti dhe VETËVENDOSJEN! është e vetmja votë që e garanton qeverinë pa Listën Serbe. 500 mijë vota është pragu që garanton mosvarësine nga Lista Serbe e Beogradit.