Lajme

Bajqinovci: Barileva e mobilizuar për fitoren e VV’së, si kurrë më parë!

02/02/2025 19:33
nga:Genita C

Mefail Bajqinovci, kandidat i VV’së për deputet ka zhvilluar një takim me banorët e Barilevës së Prishtinës, ku diskutuan për sfidat dhe mundësitë që i presin, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se Barileva, një vend i njohur për punëtorët e vyer, patriotët dhe intelektualët, është gati të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe drejtësisë.

Bajqinovci theksoi se përkrahja e jashtëzakonshme nga qytetarët tregon vendosmërinë e tyre për të çuar përpara projektin e transformimit të Kosovës dhe siguroi se më 9 shkurt do të arrijnë fitoren e radhës.