Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar përsëri ashpër ndaj deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, duke e akuzuar për keqpërdorim të fondeve dhe resurseve shtetërore, raporton GazetaBlic.
Në një postim, Bajqinovci i ka bërë thirrje Bajramit që të mos fshihet pas dështimeve të kaluara, duke thënë se ajo ka “avulluar” mbi 2.1 milionë euro nga Thesari, 5.6 milionë euro nga MAShTI, si dhe 2.5 milionë kilogramë grurë nga rezervat shtetërore.
Bajqinovci ka theksuar se, edhe pse mund të fshihen gabimet financiare, e vërteta nuk mund të manipulohet dhe do të dalë gjithmonë në sipërfaqe.