Deputeti i zgjedhur i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka konfirmuar se Albulena Haxhiu do të jetë sërish kandidate për kryetare të Kuvendit, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se s’ka marrëveshje politike me partitë tjera.
Bajqinovci kërkoi që opozita të reflektojë, teksa tha se opozita nuk i ka numrat për formim të qeverisë, andaj nuk po voton.
“Nëse opozita i ka numrat për ta bërë qeverinë, le ta zhbllokojnë Kuvendin dhe më pas shohim, por po duket se nuk i kanë”, tha Bajqnovci./Gazeta Blic/


