Deputeti i Partisë Vetëvendosje (VV), Mefail Bajqinovci, ka reaguar me tone të ashpra ndaj opozitës, duke e akuzuar atë për kundërshtim të interesave të mërgatës dhe mbrojtje të Listës Serbe, raporton GazetaBlic.
Ai ka shkruar në një postim në rrjetet sociale se opozita ka bërë një hap të papranueshëm duke refuzuar të mbështesë zgjatjen e afatit për regjistrimin e mërgatës për të votuar në zgjedhje.
Sipas Bajqinovcit, gjatë një mbledhje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deputetët e opozitës kanë braktisur sallën në momentin kur është votuar për shtyrjen e datës për regjistrim të votuesve nga diaspora.
Ai theksoi se kjo nuk ndodhi kur ishte në pyetje certifikimi i Listës Serbe, për të cilën opozita ishte e gatshme të largohej nga votimi, duke e mbrojtur atë.
Bajqinovci e ka cilësuar këtë veprim si “hipokrizi politike” dhe “tradhti ndaj mërgatës”, duke shtuar se diaspora gjithmonë ka mbështetur Kosovën dhe se kjo sjellje e opozitës është një shenjë e mosrespektit ndaj tyre. Ai ka përfunduar me një mesazh të fuqishëm: “S’ka kthim mbrapa!”