Lajme

Bajqinovci akuzon opozitën për koordinim me Listën Serbe: Projektim për ta sulmuar VV-në

12/05/2024 19:42
nga:G B

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka quajtur skenar të opozitës dhe Listës Serbe atë që ndodhi sot në Kuvend, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ishte skenar i koordinuar, ku opozita doli nga seanca dhe më pas në seancë erdhën deputetët e Listës Serbe.

Deputeti ka shtuar se kjo tregon dëshpërimin e atyre që s’kanë argumente politike dhe përdorin montime, inskenime e dezinformata për të goditur ndryshimet pozitive që po bëhen.

Postimi i tij i plotë:

Koordinim i hatashëm mes Listës Serbe dhe opozitës!

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, u pa qartë një skenar i koordinuar: opozita doli nga seanca dhe më pas në seancë erdhën deputetët e Listës Serbe. Ky ishte një projektim i qartë për të sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke pretenduar një bashkëpunim të pavërtetë mes LVV-së dhe Listës Serbe për votimin e ligjeve më të rëndësishme për vendin tonë.

Kjo tregon dëshpërimin e atyre që s’kanë argumente politike dhe përdorin montime, inskenime e dezinformata për të goditur ndryshimet pozitive që po bëhen. Përkundër këtyre përpjekjeve, ju dështoj ky plan i përbashkët Opozitë-Lista Serbe.

S’ka kthim mbrapa!