Eric Baily preferon të qëndrojë në Angli.
Qendërmbrojtësi i Manchester United ishte i lidhur ngushtë me një kalim te Milan megjithatë lojtari dëshiron qëndrimin në “Old Trafford”, përcjell GazetaBlic Sport.
Milan e shihte mbrojtësin si zëvendësues adekuat të Simon Kjaer.
Baily së fundmi u aktivizua me Bregun e Fildishtë në Kupën e Afrikës, kurse tek United pozita e tij nuk ka qenë e garantuar.


