Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrel, ka deklaruar sot se nëse nuk ka shtensionim të situatës në veri të vendit, do të ketë pasoja.
Duke folur në lidhje me këtë deklaratë të Borrel, ish-kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri tha se zoti Borrel duhet të jetë më i kujdesshëm në deklarata.
Bahtiri tha për “Gazeta Blic’ se pikërisht për këtë që po ndodh në veri shkaktar kryesor është Serbia me grupet e tyre kriminale.
“Unë po mendoj se zoti Borrel duhet të jetë pak më i kujdeshën në këto deklarata për arsye se fajin nuk e ka vetëm Kosova por e ka edhe Serbia. Pikërisht për këto që kanë ndodhur në veri shkaktar kryesor është vetë Serbia me grupet e tyre kriminale. Ne se Qeveri e Kosovës nuk mundemi t’ia lejmë vendin tonë njerëzve të krimit të cilët e kanë shtruar tash e sa vjet në veri. Kështu që ai edhe të gjithë të tjerët duhet ta dinë se ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë e asgjë më pak në territorin e Kosovës përpos të jetë një shtet sovran dhe të ekzistojë ligji në çdo vend dhe të zbatohet në cdo vend të Republikës së Kosovës” tha Bahtiri për “Gazeta Blic’
Bahtiri tha se duhet të bëhet një konferencë ndërkombëtare për arsye se Borrel me Lajçak nuk e kanë fuqinë që kjo marrëveshje të përfundojë me sukses .
“Zoti Borrel e din jashtëzakonisht mirë se ku është problemi. Unë edhe atëherë kam kërkuar dhe tani po kërkoj që të bëhet një konferencë ndërkombëtare për arsye se BE dhe Borrel me Lajçak nuk e kanë fuqinë që kjo marrëveshje të përfundojë me sukses dhe kjo është shqetësuese për të gjithë ne, që në të drejtën tonë të përballohemi me ndonjë sanksion që mund të vijë nga Borrelli dhe Bashkësia Evropiane. Prandaj kërkesa e të gjithëve ne duhet të jetë, që Borrel dhe gjithë të tjerët të jenë ata të cilë ta shohin situatën drejt dhe kjo është kryesore per ne, dhe të dënojnë ata që i shkaktojnë këto probleme. Ne nuk mundemi me i kthy institucionet tona në duart e kriminelëve, bandave krimininale që vijnë nga Serbia sepse e shkelim edhe ligjin edhe Kushtetutën e kosovës. Ne jemi për bashkëpunim, për të biseduar me Serbinë por jemi për në baza të njëjta si dy shtete për ti derguar proceset perpara për integrimin e shtetit tone në BE ” tha Bahtiri për “Gazeta Blic”
Borrell: Nëse nuk ka shtensionim të situatës do të ketë pasoja


