Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq janë duke mbajtur një takim momentalisht në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak.
Fokosu i takimit do të jetë shtensionimi i situatës në veri dhe zbatimi i marrëveshjes së 27 shkurtit.
Në lidhje me takimin që po mbahet në Bruksel, ka folur për “Gazeta Blic”, ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Bahtiri u shpreh optimist se do të arrihet një dakoordim sot ndërmjet Bislimit dhe Petkoviq për shtensionimin e situatës në veri .
“Unë mendoj se po, do të arrihet një dakoordim sot. Paqja duhet të ekzistojë dhe për këtë janë duke punë shumë me ardhë deri tek paqja sepse ajo i shërben të gjithë qytetarëve pavarësisht nacionalitetit dhe më së shumti qytetarëve të Kosovës për arsye Kosova është shtet demokratik” tha Bahtiti për “Gazeta Blic”
Ai tutje ka ‘lavdëruar’ mënyrën se si kryeministri Kurti e ka menaxhuar situatën në veri gjatë kësaj kohe.
I njëjti tha se veriu tashmë po frymon lirshëm.
“Prej se ka përfundu lufta dhe deri më tani nuk ka qenë menaxhim më i mirë asnjëherë se tani në veriun e Kosovës. Unë mendoj se zhbërja e strukturave paralele që aknë qenë atje duke u koordinuar me strukturat lokale por edhe grupe të caktuara kriminale janë zhbërë dhe po zhbëhen çdo ditë. Ajo që mund të them tani është se veriu frymon lirshm dhe është nën mbikqyrjen e Policisë tonë e cila është 24 orë në shërbim në veri” tha ai për “Gazeta Blic”

Agim Bahtiri, Ish-kryetar i Mitrovicës
Nga Bashkimi Evropian kanë dhënë disa detaje rreth takimit Bislimi-Petkoviq që po zhvillohet momentalisht në Bruksel.
Ata kanë njoftuar se takimi ka nisur që nga ora 09:30 e ditës së sotme.
Takimi ndërmjet dy kryenegociatorëve në Bruksel është hapi i katërt i dakorduar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës .
/Gazeta Blic/
Bislimi e Petkoviq takohen sot në Bruksel
Takimi Bislimi-Petkoviç ka nisur në orën 9:30, BE jep pak detaje


