Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit, është mysafir në emisionin Context në ATV, ku po shpalos plan-programin e tij qeverisës.
Ai ka thënë se qytetarët kanë nevojë për një kryetar që është shërbëtor i tyre. Prioritet i imi është zhvillimi ekonomik i Mitrovicës.
“Mitrovicën kam thënë dhe po e ritheksoj, se do ta fitoj pa balotazh. Janë mbledh bashk, të gjithë ata që gjithë kanë qenë edhe më përpara bashk. Prapë, do t’i mposhti fuqishëm”, ka thënë.