Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka vizituar Qendrën Tregtare “Art Mall”, e cila është duke u ndërtuar buzë lumit Ibër.
Kompanisë investuese “Baruti Group” komuna e Mitrovicës ia kishte ndarë rreth 2.5 hektarë tokë, ku kompania me projekt do të investon mbi 12 milionë euro dhe do të punësohen deri 1500 punëtorë.
Postimi i Agim Bahtirit:
Sot isha në punishten e Qendrës Tregtare “Art Mall” me mbi 50,000 metra katrorë, ku u njoftova për zhvillimin e projektit nga investitori Besart Baruti, të cilin e falenderoj për ftesën.
Ky investim gjigant nga “Baruti Group” u mundësua me një bashkëpunim të mrekullueshëm me Komunën e Mitrovicës, që i dha në shfrytëzim 2.5 hektarë tokë. Këtu do të investohet mbi 12 milionë euro, përderisa do të punësohen deri 1500 persona.
Sikur e kam thënë gjithmonë, jam në dispozicion 24 orë për t’i ndihmuar bizneset.
LVV 144 | AB +4
https://m.facebook.com/watch/?v=272530191357412&_rdr