Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës për zëvendësimin e targave të Serbisë me ato të përkohshme të Kosovës.
I pyetur nëse ishte i informuar nga kryeministri Kurti për këtë aksion, Bahtiri në DPT te Fidani në T7 tha se nuk dëshiron të hyjë në këtë temë, pasi e konsideron si temë të ndjeshme.
“Nuk kisha hy në këtë temë pasi aksioni nuk ka përfundu ende, është duke u zhvilluar, është një situatë e ndjeshme, kështu që ju kisha lut të më kurseni nga kjo pyetje”, tha Bahtiri.
Tutje ai foli edhe për reagimet e sotme rreth asaj se kjo po bëhet për fushatë zgjedhore.
“Absolut jo, ky është një premtim i dhënë nga Albin Kurti dhe është duke u zbatuar pikë për pikë, jemi duke shkuar ne hapa të sigurt pa u kthyer asnjë centimetër prapa. Nuk ka të bëjë kjo me fushatë, është një premtim qe duhet me u realizu”, ka thënë tutje Bahtiri.