Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, ka reaguar pas një incidenti që ka ndodhur sot gjatë tubimit të tij në lagjen Bair të Mitrovicës.
Ai thotë se se duhet ta dijë i madh e i vogël se kjo kohë ka shkuar.
Postimi i Agim Bahtirit:
Ndjej keqardhje për përkrahësit tonë, që sonte u sulmuan nga gangsterët e PDK-së në lagjen Bair, gjatë tubimit që po mbanim aty.
Duhet ta dijë i madh e i vogël se kjo kohë ka shkuar. Kurrë më nuk do të përsëritet, as edhe në sulmet si ky i sontmi.
Po ndihem keq që po i jepni këtë fytyrë qytetit tonë të qetë, por ju veç po e tregoni fytyrën tuaj të vërtetë. Jo PDK, kështu nuk bëhet debati e as fushata!
Unë do t’i dalë zot Mitrovicës si 8 vitet e fundit!
AB
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=397171858440261&id=100044423496553