Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, Agim Bahtiri, ka njoftuar se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve i ka zhbllokuar sistemin e pagesave dje zotimeve komunës së Mitrovicës.
Bahtiri ka akuzuar kundërshtarët e tij, të cilët thotë se përmes disa analistëve dhe portaleve të caktuar, kanë raportuar në mënyrë joprofesionale duke thënë se kinse komuna kishte ‘falimentuar’.
Postimi i Agim Bahtirit:
Të nderuar qytetarë të Mitrovicës,
Nga data 6 tetor është zhbllokuar sistemi për zotime dhe pagesa, pas komunikimit të vazhdueshëm që kemi pasur me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Pesë ditë më herët, më 1 tetor të gjithë punjonësit e komunës kanë pranuar pagat e tyre.
Tashmë kur u vërtetua që nuk bëhej fjalë për “falimentim”, por vetëm për procedura nëpër të cilat kalojnë komunat, siç i ka ndodhur edhe shumë komunave tjera që nuk udhëhiqen nga VV e nuk përmenden, pyes veten se cila do të jetë shpikja e radhës e disa “analistëve të pavarur” dhe disa “portaleve profesionale”? Sepse ndryshe, sigurisht nuk kanë se ku sulmojnë, pasi që jemi njëra ndër qeverisjet më transparente dhe punëtore në Kosovë, siç e thonë edhe shumë organizata kredibile.
Bashkë Qeverisim!
LVV 144 | AB +4
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=406375987519848&id=100044423496553