Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, Agim Bahtiri, pas raportimit se atij nuk iu lejua të mbajë tubim në lagjen Bair, ka publikuar edhe një video ku shihet se ka përfunduar fjalimin.
Ai thotë se në fund ndodhi sulmi gangster i PDK-së.
Postimi i Agim Bahtirit;
Gojët e liga flasin gjithçka, por pamjet e tregojnë të vërteten.
Unë bashkë me përkrahësit mbajtëm tubimin në Bair, siç mund ta shihni. Në fund ndodhi sulmi gangster i PDK-së dhe ne shmangëm një incident.
Është në dorën tuaj që me 17 tetor të shmangni incidentin e madh, që quhet PDK dhe mbështillet në fytyrën/maskën “engjullore” të Bedri Hamzës.
Mitrovica është e jona, ta ruajmë!
Kjo është VIDEO E PUBLIKUAR nga Bahtiri.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=397229731767807&id=100044423496553