Zgjedhjet Lokale

Bahtiri me qytetarë i presin me lule Njësinë Speciale të policisë në Mitrovicë gjatë kthimit nga veriu

10/02/2021 17:15
nga:Gazeta Blic

Qytetarët e Mitrovicës kanë dalë të shumtë në numër për të përshëndetur Njësinë Speciale pas kthimit nga pikat kufitare në Jarnjë dhe Bërnjak.

E gjithë kjo erdhi pasi Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, bëri thirrje që qytetarët të mblidhen për t’i pritur policët e Njësisë Speciale të Kosovës derisa kthehen nga Jarinja dhe Bërnjaku.

Bahtiri ka falenderuar Policinë e Kosovës për shërbimin në mbrojtje të pikave doganore në Jarinjë e Bërnjakë, duke thënë se të gjithë ndjehemi krenar me Policinë e Kosovës.

Postimi i Agim Bahtirit:

Faleminderit për shërbimin tuaj që e keni nxjerrë faqebardhë gjithmonë Republikë e Kosovës! Jemi krenarë që ju kemi!

Ne jetojmë të qetë e të sigurtë falë jush!
AB

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=402531597904287&id=100044423496553