Lajme

Bahtiri beson në fitore pa balotazh: Me numrin 144 vazhdojmë drejt fitores madhështore

09/08/2021 12:01
nga:Y I

Pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet lokale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryetari i Mitrovicës dhe kandidati për kryetar komune nga Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka publikuar numrin e VV-së.

Ai ka shprehur edhe një herë bindjen së më 17 tetor do të arrij fitore pa balotazh në Mitrovicë, duke u zgjedhur për herë të tretë kryetar komune.

“Me numrin 144 VVazhdojmë drejt fitores madhështore për zhvillimin e Mitrovicës. Pa balotazh +4”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Postimi i plotë: