Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se karabinierët italianë duhet të kuptojnë se paqja nuk vjen nga provokimi, por nga mirëkuptimi.
Ai përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje atyre që të mos e provokojnë situatën.
“Në vend që të bëhen pengesë, le të bëhen urë që bashkon, duke ndihmuar në krijimin e një të ardhmeje të përbashkët.Qytetarët e Jugut dhe Veriut të Mitrovicës dëshirojnë të jetojnë në harmoni, pa kufij të padukshëm” shkruan Bahtiri raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Trupa të KFOR-it krijojnë kordon në mes të urës mbi lumin Ibër


