Lajme

Bahtiri: Ftoj të gjithë deputetet e opozitës që të reflektojnë pozitivisht duke votuar Konjufcën!

11/04/2025 13:54
nga:Y I

Pasi kryetari i LVV-së, Albin Kurti, propozoi Glauk Konjufcën si mandatar të dytë për të formuar Qeverinë ka reaguar deputeti i këtij subjekti politik, Agim Bahtiri.

Bahtiri i ka ftuar të gjithë deputetët e opozitës të reflektojnë pozitivisht pavarësisht bindjeve politike duke votuar Konjufcën.

“Mandatimi i Glauk Konjufcës për kryeministër, është në të mirë të të gjitha interesave shtetërore dhe qytetare, duke ditur se buxheti për vitin 2026 nuk është i miratuar ende nga Kuvendi i Kosovës, dhe pasojat do t’i bartin qindra mijëra qytetarë që marrin paga dhe shërbime nga ky buxhet 4 miliardsh euro” shkruan Bahtiri raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë: