Zgjedhjet Lokale

Bahtiri e Bajqinovci marrin mbështetje nga banorët e Iliridës

09/23/2021 20:28
nga:Gazeta Blic

Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, Agim Bahtiri dhe deputeti Mefail Bajqinovci, kanë mbajtur dy tubime me banorët e Iliridës.

Bahtiri thotë se lagja më e madhe e qytetit i ka dhënë përkrahjen të madhe.

Postimi i Agim Bahtirit:

Bashkë me Mefail Bajqinovcin sot takuam qytetarët e lagjes Ilirida, lagjes më të madhe të Mitrovicës.

Fjalët që na i thatë, po na japin energji e po na frymëzojnë për punë të mëtutjeshme, po me kaq sukses. Deputeti Bajqinovci flet gjithmonë drejtë, sikur sa ishte gazetar. Ai e tha qartë që Vetëvendosja e do Mitrovicën!

Lagja më e madhe na e dha përkrahjen po aq të madhe! Faleminderit Iliridë!

LVV 144 | AB +4

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=396464711844309&id=100044423496553