Sporti

Bahtiri: Do të jap maksimumin që të ndihmojë skuadrën për inkuadrim në Superligë

01/16/2023 13:29
nga:Lorik J

Kreshnik Bahtiri është transferuar tek skuadra e Ulpianës.

Futbollisti i njohur kosovar është prezantuar sot nga skuadra e Ulpianës, teksa ka nënshkruan kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi.

Bahtiri shprehet i lumtur me kalimin tek Ulpiana, teksa thotë se do të ndihmojë klubin e tij për të përmbushur objektivat.

“Jam i lumtur që jam tranferuar tek skuadra e Ulpianës. E njoh mirë klubin – andaj nuk hezitova t’i bashkohem”, tha fillimisht Bahtiri për ‘GazetaBlic Sport’.

“Kryesia e klubit dhe bashkëlojtarët më kanë pritur shumë mirë. Synimi ynë për këtë edicion është inkuadrimi në Superligë, andaj do të jap maksimumin që ta ndihmojë skuadrën që ta arrijë objektivin”, përfundoi ai.

Kujtojmë se skuadra e Ulpianës garon në Ligën e Parë B dhe ndodhet në vendin e dytë me 27 pikë, katër më pak se Fushë Kosovë që është në vendin e parë.

/GazetaBlic Sport