Lajme

Bahtir Troshupa dhe Safet Krivaça bashkohen me Shukri Bujën për ndryshimin në Lipjan

08/17/2025 17:19
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar dy shtesa të rëndësishme në ekipin e tij, që synojnë ndryshimin dhe përmirësimin e qytetit, raporton GazetaBlic.

Bahtir Troshupa, një figurë e njohur në politikë dhe drejtësi, ka bashkuar forcat me Bujën për të sjellë një drejtim të ri.

Troshupa ka një karrierë të pasur dhe ka shërbyer si zyrtar ligjor dhe kryetar i Këshillit të Pavarur për Shërbimin Civil të Kosovës.

Po ashtu, gazetari dhe shkrimtari i njohur Safet Krivaça është bashkuar me ekipin, duke sjellë përvojën e tij të pasur në fushën e gazetarisë dhe letërsisë.

Krivaça, i njohur për shkrimet dokumentare dhe librat e tij, ka ofruar mbështetje të fuqishme për kandidaturën e Bujës.