Kryetari i komunës së Mitrovicës, njëherësh kandidat i Vetëvendosjes për kryetar komune ne zgjedhjet e 17 tetorit, Agim Bahtiri, ka publikuar një video ku shihen investimet e bëra gjatë qeverisjes së tij në fshatin Kçiq i madh, që është fshati më i madh në Mitrovicë.
“Kur vitet po kalojnë, shumë projekte ua lëshojnë vëmendjen projekteve tjera dhe ne ndonjëherë harrojmë sa punë kemi bërë” shkruan Bahtiri në Facebook, raporton Gazeta Blic.
Postimi i Agim Bahtirit:
Kur vitet po kalojnë, shumë projekte ua lëshojnë vëmendjen projekteve tjera dhe ne ndonjëherë harrojmë sa punë kemi bërë.
Mirëpo, janë fjalët e banorëve që na tregojnë se çka kemi bërë, sikur tregon kjo video nga Kçiqi i Madh.
Shumë e shumë të tjera po vijnë…
AB +4


