Lajme

Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen

12/19/2025 23:06
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur vendimin e Bahamas për ta njohur Kosovën, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Në mënyrë të sinqertë shpreh mirënjohjen time ndaj Bahamas për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë”, ka deklaruar Begaj.

Presidentja Vjosa Osmani njoftoi gjatë ditës së sotme se Komonuellthi i Bahamas ka vendosur të njohë pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu vendi i 121-të që njeh vendin tonë.