Sporti

Badiashile edhe më afër kalimit te Chelsea

12/27/2022 16:31
nga:Genita C

Chelsea raportohet se është edhe më afër transferimit të Benoit Badiashiles.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se negociatat po përparojnë dhe janë në fazat përfundimtare.

Badiashile do t’i kushtojë Chelseat rreth 35/40 milionë euro, teksa marrëveshje pritet të finalizohet së shpejti.

Dje u raportuar se qendërmbrojtësi ka marrëveshje të arritur mbi kushtet personale me “Blutë”.

 

21-vjeçari deri më tani ka regjistruar 135 paraqitje për Monacon në të gjitha garat. Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka shtuar tre asistime.

Francezi me Monacon ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.