Sporti

Bad News Eagles e bën botën të flasin për Kosovën – ja disa nga reagimet e më të famshmëve të CS:GO

11/06/2022 23:08
nga:E K

Bad News Eagles kanë arritur një fitore të madhe sot ndaj Faze.

Gamerat shqiptarë fituan 2:1 ndaj “FaZe” skuadër që është e para në botë në ranglistën e HLTV, shkruan GazetaBlic Sport.

Vertigo dhe Mirage ishin mapat ku “BNE” triumfuan ndërsa në “De_Nuke” kundërshtarët ishin të pandalshëm.

Faze ndalin rrugëtimin këtu,kurse BNE kanë akoma rrugë për në “Champions Stage”.

Kjo fitore ka bërë që i gjithë komuniteti i gamerave të CSGO të flasin për Kosovën. Një nga lojtarët legjendarë si “Fallen” në Twitter reagoi duke shkruar “KOSOVO”.

Edhe gazetari Roque Marques e shpërndau në profilin e tij fitoren e Bad News Eagles.