Sporti

Bad News Eagles vazhdojnë sot rrugëtimin në ‘Legends Stage’ të Majorit të CSGO, përballen me ‘ENCE’

05/13/2023 09:48
nga:E K

Bad News Eagles vazhdojnë sot rrugëtimin e tyrë në Majorin e CSGO.

Gamerat shqiptarë janë kualifikuar në fazën “Legends Stage” të garës më të madhe për CSGO aty ku sot do të përballen me kundërshtarin e radhës, shkruan GazetaBlic Sport.

Me fillim nga ora 16:00, BNE do të kenë punë me skuadrën ‘ENCE’.

Ky duel do të zhvillohet në formatin ‘BO1’ [Best of One], ku skuadra që do ta fitojë duelin në një ‘map’ do të kalojë tutje.

/GazetaBlic Sport/