Skuadra shqiptare e CS:GO, Bad News Eagles ka arritur një fitore të madhe ndaj GamerLegion me rezultatin 2:0 në Ancient dhe Mirage, për t’u kualifikuar në “Legends Stage” të kompeticionit më të madh në botë në këtë sport.
Pas kësaj fitore të madh, vet ekipi shqiptar ka ardhur me një reagim në Twitter.
“Disa besuan në ne, disa menduan se përralla kishte mbaruar – por të gjithë dinë të gjunjëzohen para Shqiponjave”, shkruajnë ata në rrjetin social.
/GazetaBlic Sport


