Sporti

Bad News Eagles skuadra e dytë më e mirë në Ballkan për CS:GO

04/25/2022 21:55
nga:E K

Bad News Eagles janë padyshim kryefjala e ditëve të fundit.

Gamerat shqiptarë kanë arritur të bëjnë mrekullinë duke eliminuar skuadrën çeke Sinners në kualifikim direkt për kompeticionin më të madh të vitit në CSG:GO “PGL Antwerp Major”, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas këtij suksesi ata kanë arritur të rangohen shumë lartë në listat e ekipeve më të mira.

Skuadra shqiptare renditet e 25’ta si më e forta në botë, kurse e 2’ta në Ballkan.

/GazetaBlic Sport.