Ekipi shqiptar, “Bad News Eagles” rikthehet nesër në aksion, pas pushimit disa ditor.
bNE kanë shkruar historinë duke u kualifikuar në kompeticionin më të madh në botë në CS:GO, “Major Antwerp 2022”, që do të zhvillohet në muajin maj, shkruan GazetaBlic Sport.
Nëser, ekipi shqiptar do të luajë në një kompeticion tjetër – atë të “Blast Premier Spring Showdown”.
Bad News Eagles do të ballafaqohet me ekipin suedez, Ninja in Pyjamas nesër nga ora 19:30. Ekipi shqiptar kërkon hakmarrjen ndaj NiP, pasi u mposhtën nga suedezët me rezultatin 16:11 në “Best of 1” të kualifikimeve për Major.
Ndeshja e nesërme do të jetë në versionin “Best Of 3”, që nënkupton se cila skuadër të ketë më shumë fitore pas tri ballafaqimeve – do të kalojë tutje.
Këtë përballje dhe çdo ballafaqim mund ta shikoni në platformën “Twitch”, tek streameri Ernest Xhoci.
Këtë ndeshje mund ta shikoni pa pagesë tek ky link: https://www.twitch.tv/xhocii
/GazetaBlic Sport


